DYLON

Miqësoret për Kosovën, FIFA vendos më 10 janar

Avatar photo Redaksia

Më 10 janar të vitit të ardhshëm, FIFA do të vendosë në lidhje me kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore me kombëtaren A.

Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i organizmit më të lartë të futbollit botëror në mbledhjen e zhvilluar në Salvador Bahia në Brazil.

EkoHigjiena

“Në këtë mbledhje diskutuam edhe për çështjen e Kosovës. Vendimi për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të saj do të merret më 10 janar”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Sepp Blater.

Drejtuesit e futbollit kosovar shprehen optimistë për marrjen e dritës jeshile për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të kombëtares A, ndërkohë që përfaqësuesit serbë tek FIFA deklarojnë se do të bllokojnë cdo nismë të Kosovës.

FIFA ka kushtëzuar njohjen e Federatës së Kosovës me anëtarësimin e vendit në OKB, ndaj kërkesa e FFK-së nuk është anëtarësimi në FIFA, por lejimi i ndeshjeve miqësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.