Më 16 qershor 2019 rreth orës 23:40, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një aksident trafiku, në fshatin Koretin, Komuna Kamenicê. Njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur rastit dhe me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur, kur vozitësi I motoçiklete dyshohet se nga mos përshtatja e shpejtësisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplas jashtë rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar.
“Si pasojë e plagëve të marra vozitësi F. S. (1995) ka ndërruar jetê, ndërsa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit e më pastaj në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet lidhur me kêtë vet aksident të rêndë.