Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar për ngjarjet në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës.
Ja postimi i tij i plotë:
Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga VV, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicës si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti.
Sot Policia atje paska përdorë sprej ndaj banorëve që po mbrojnë shkollën nga mbyllja. Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale.
Nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa Qeveria e Komuna duhet tu ofrojnë kushte sa më të mira.