Përderisa një temë e tillë është tash e shumë kohë në opinion, do të ishte mirë të arrihet një përgjigje e përafërt se kush nga liderët aktual brenda LDK-së, e ka elektoratin pas veti.
Fikri Mehmeti
Janë përmend shumë herë figura të ndryshme si Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani e Avdullah Hoti. Një pjesë e madhe edhe pse kanë respekt për Isa Mustafën, edhe ata pajtohen se nuk është më lideri i vërtetë i LDK-së.
Duke lexuar e dëgjuar për këtë temë, ajo çka më erdh interesant ishte ‘mënyra’ e vlerësimit nga ana e elektoratit dhe analistëve, se kush është realisht lider brenda LDK-së, dhe ka më së shumti elektorat pas vetes. Unë mendoj se; militantët e LDK-së dhe një pjesë e analistëve nuk duhet të manipulojnë me numra!
Avdullah Hoti nuk mund të jetë lideri i vërtetë i LDK-së, vetëm pse ai i ka marrë vota më shumë se Vjosa Osmani shembull. Nuk mund të matet Avdullah Hoti me Vjosa Osmanin përderisa Hoti ka qenë bartës i listës, e znj.Osmani krejt në fund të listës.
Edhe pse për znj.Osmani u pa që nuk ka rëndësi radhitja, ajo e ka elektoratin e saj brenda LDK-së. Për me qenë një matje e drejtë se kush është lideri i vërtetë, asnjëri nuk duhet të jetë bartës i listës, pastaj do të shihej se kush sa ka elektorat brenda LDK-së.
Kjo metodë e vlerësimit është e gabuar, në të vërtetë deri tani është vërtetuar vetëm e kundërta e kësaj, se znj.Osmani e ka mbështetjen më të madhe brenda elektoratit të LDK-së.