Kryetari Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, kryetrin e OVL UÇK – dega në Kamenicë, Milaim Limoni, dhe zyrtarë e qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pari i komunës ka thënë se duhet nderuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe të rënët për liri.
“Manifestimin gjithëpopullor për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e vazhduam sot me homazhe, në nderim të të gjithë dëshmorëve të kombit dhe gjithë të rënëve për liri. Lavdi!”, është shprehur ai.
Ndryshe manifestimi gjithëpopullor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përmbyllet nesër me ndezjen e zjarreve. /2LONLINE.com/