DYLON

Kurteshi-Emini: Simboli më i madh i sakrificës për lirinë e shqiptarëve është familja Jashari

Kurteshi-Emini: Simboli më i madh i sakrificës për lirinë e shqiptarëve është familja Jashari
Avatar photo Redaksia

Në shënim të 23-vjetorit të sakrificës së madhe të familjes Jashari, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequra nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Kurteshi-Emini është shprehur se simboli më i madh i sakrificës për lirinë e shqiptarëve është familja Jashari.

EkoHigjiena

“5, 6 dhe 7 marsi na e kujton sakrificën e madhe të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës dhe në thelb të kësaj është njëri nga simbolet më të mëdha e historike të sakrificës, ai i familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. Në nderim të tyre dhe të gjithë të rënëve për liri, ne kemi bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve”, tha ajo.

Kurteshi-Emini tha se do të vazhdojnë mbi baza ditore të punojnë me ngulm për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Ndërkaq, pasdite Komuna e Gjilanit ka organizuar manifestim kulturor në shënim të Ditës së Mësuesit, ku pos ndarjes së mirënjohjeve për mësuesit e pensionuar dhe më të mirët e vitit, është bërë edhe hapja e muralit në shkollën e muzikës.

Në këtë ngjarje, vlerësim të lartë për rolin e mësuesit në edukimin e brezave kanë shprehur kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini dhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.