Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, drejtorë komunal, zyrtarë, përfaqësues nga Policia e Kosovës e FSK, përfaqësues nga OVL UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në kuadër të manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari Rahimaj ka thënë se kontributi i dëshmorëve në raport me konsolidimin e vendit është i pakrahasueshëm, dhe se duhet të shërbejë si udhërrëfyes që të na udhëheq për punët e mira dhe kontributin që duhet të japim për vendin.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të datave 5,6 dhe 7 Mars ka organizuar edhe aktivitete të tjera në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së. /2LONLINE/