Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 41-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Kryetari Hyseni ka thënë se sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak.
“Sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi ynë për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak e mund. Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët tanë! Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së martirëve të kombit!”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/