• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Me konceptin e Lirisë hapet në mënyrë solemne Ekspozita “Peneli i Flakës 2023”

Redaksia 2LONLINE 17 Janar, 2023 5 min
 Me konceptin e Lirisë hapet në mënyrë solemne Ekspozita “Peneli i Flakës 2023”

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, ka vazhduar tutje rrugëtimin e saj me ekspozitën kolektive të arteve pamore “Peneli i Flakës”, i hapur solemnisht në Galerinë e Arteve në Gjilan, por me të veçantën e saj, pasi një pjesë e punimeve është ekspozuar edhe në Muzeun e Qytetit të Gjilanit.

Përndryshe, në hapje të ekspozitës, përveç artistëve dhe artdashësve, morën pjesë, edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi dhe të tjerë.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar punime të përzgjedhura të mbi 60 artistëve të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria e Lugina,  me punime si në pikturë, skulpturë, grafikë, instalacione, e teknika të tjera të kombinuara, ndërsa çmimet e parapara si: Çmim Blerës i Galerisë” dhe dy Çmimet tjera të Barabarta, do të bëhen të ditura në manifestimin përmbyllës të “Flakës së Janarit”, më 31 janar, deri kur do të jetë e hapur ekspozita.

Përndryshe, Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport (DKRS) në Gjilan, ka falënderuar veçanërisht të gjithë artistët pjesëmarrës që janë mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, për të na e sjellë një ekspozitë të tillë në edicionin e 32-të, të “Flakës…”. 

Ai tha se e veçanta e këtij edicioni të “Penelit të Flakës” është se shtrihet në dy vende njëkohësisht, në Galerinë e Artëve dhe në Muzeun e Qytetit”. Pra kjo ngjarje unike do të shfaqë vepra arti në të dyja vendet duke krijuar më shumë hapësirë për pjesëmarrësit.

“Mbështetur nga kryetari i Komunës, DKRS-ja ka për qëllim t’i përkrahë artistët në vazhdimësi dhe këtë manifestim unik. Me shumë krenari komuna do të jetë përherë pran krijuesve të këtij lloji arti”, ka thënë Zeqiri.

Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Refki Gollopeni ka thënë se kjo ekspozitë me konceptin “Liria”, i kushtohet dëshmorëve.

“Ekspozita “Peneli i Flakës 2023” prezanton me krenari një koleksion të mediumeve të ndryshme me mbi 60 pjesëmarrës, duke nderuar kështu ata që kanë luftuar me guxim për atë që besuan, duke na lënë një trashëgimi shprese dhe frymëzimi”, ka thënë Gollopeni.

Ai tha se sonte jemi bërë bashkë për të kujtuar kontributin sublim të njerëzve që dhanë edhe jetën, edhe energjinë e  fundit për liri, andaj koncepti i kësaj ekspozite ka për temë “Lirinë” dhe në këtë ekspozitë është plotësuar njëri prej kritereve, sepse vet liria e shprehjes së artistëve e plotëson boshllëkun e temës.

Gollopeni ka bërë me dije se koncepti i plotë për këtë ekspozitë është pjesë e katalogut që mund ta kenë pjesëmarrësit, por shtoi se nuk mund pa përmend faktin që artistët e kanë bërë të pamundurën që kjo ekspozitë të jetë cilësore dhe në nivel shumë të lartë.

Përndryshe, Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, me të cilën nderohen heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, të rënë për liri e mëvetësi kombëtare, vazhdon tutje më 23 janar kur hapet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2023”. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale ekspozita Gjilan Peneli i Flakës Refki Gollopeni . rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com