Me rastin e shënimit të 15-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, te monumenti i Policëve të rënë në kryerje të detyrës u bë vendosja ceremoniale e kurorave nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Së bashku me personalitetet e larta bënë homazhe edhe Ministra të Qeverisë së RKS-së dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/