DYLON

Sulmuesi Ardit Tahiri: Do të angazhohem maksimalisht që ta shpërblej ekipin në mënyrën më të mirë

Sulmuesi Ardit Tahiri: Do të angazhohem maksimalisht që ta shpërblej ekipin në mënyrën më të mirë
Avatar photo Redaksia

Xhiroja e 20-të kampionale sjell përballjen FC Drita – KF Dukagjini, ndeshje që zhvillohet në stadiumin sintetik në Gjilan nesër, e shtune nga ora 13:00.

Njëri ndër lojtarët sulmues të Dritës, Ardit Tahiri, ka thënë me këtë rast se humbja në javën e kaluar nuk i pengon ekipit të mos fitojë në këtë xhiro, prandaj ai beson në fitore në duelin e nesërm ndaj Dukagjinit.

EkoHigjiena

“E kemi nis jo mirë kampionatin, por kjo nuk ndikon që mos të fitojmë nesër. Nesër është koha dhe dita të reflektojmë për atë humbje. E kemi një grup të mirë, gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresojmë që nesër ta kthejmë fitoren te ne”, theksoi Tahiri.

Futbollisti Ardit Tahiri foli edhe për hapësirën që po i krijohet me ardhjen e trajnerit Thaqi, për çka theksoi se si futbollist profesionist e vlerëson dhe duhet ta respektoj vendimin e trajnerit për minutat e dhënë e do të mundohet ta jap maksimumin.

“Do të angazhohem maksimalisht dhe ta shpërblej ekipin në mënyrën më të mirë”, theskoi sulmuesi, Tahiri, nga i cili mund të pritet që nesër ta tund portën kundërshtare  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.