“Me bashkëpunëtorë bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kamenicë, në nderim e kujtim të heroit të kombit, Rrahim Beqiri – Komandant Roki, në 22-vjetorin e përjetësimit”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.
Gagica ka thënë se Rrahim Beqiri – Komandant Roki nuk mjaftohej me lirinë e pjesshme të shqiptarëve, ai pas Kosovës angazhimin e tij luftarak e nisi edhe në Iliridë, atje ku cenohej rëndë e drejta e shqiptarëve.
“Komandant Roki mbetet shembulli më i mirë i një shpirti luftarak që interesin e shqiptarëve e kishte vënë para fatit të tij e para jetës së tij. Roki do të jetë frymëzim jo vetëm për pasardhësit e tij por për breza të tërë tek shqiptarët. Lavdi jetës dhe veprës së Rrahim Beqiri-Komandant Roki”, ka thënë Gagica. /2LONLINE/