Trajneri i përfaqësueses zvicerane të futbollit, Othmar Hitzfeld ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i tij, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, në vitin 2014. Ai dhe Federata e Futbollit të Zvicrës e kanë bërë me dije këtë në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten, në Muri të Bernës.
Vendimin e tij për dorëheqje ose për pensionim, Hitzfeld e ka arsyetuar me moshën. Kur të ketë përfunduar Botërori i Brazilit, ai do të mbushë 65 vjet. Në të njëjtën kohë Hitzfeld do te ketë mbrapa vetes mbi 30 vjet të përvojës shumë të suksesshme si trajner. Kështu që, pas gjithë kësaj, ka thënë ai, “po vjen koha për të pushuar” transmeton albinfo.ch