DYLON

FSHF-ja e gatshme të luftojë për Januzajn

Avatar photo Redaksia

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare pas intervistës ekskluzive që dha babai i Adnan Januzajt  të enjten mbrëma për emisionin Interaktiv të KTV-së, me ç’rast theksoi se FSHF-ja ia ka mbyllur dyert vetes sa i përket ftesës për djalin e tij.

Abedin Januzaj, ka akuzuar FSHF-në për gënjeshtra dhe dezinformata se kinse e kanë ftuar djalin e tij të luajë për kombëtaren.

EkoHigjiena

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk ka dashur të merret në hollësi me deklaratën e Abedinit dhe as me akuzat e tij kundrejt Armando Dukës, por ka konfirmuar qëndrimin se do të bëjë gjithçka që lojtari të vishet Kuq e Zi.

“Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e FSHF-së rreth talenteve shqiptarë të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e Adnan Januzaj”.

“Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar të Manchester United është endur mes kërkesave e ofertave, pranimeve e refuzimeve, diku mediatike, rrallë herë konkrete e më në fund gati të paqarta. Në mes të dy ‘brigjeve’, talentit Januzaj edhe atyre që e kërkojnë atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjine dhe të kaluarës së tij familjare”, transmeton telegrafi.

“Pikërisht, këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë”.

“Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron të merret me shpjegime anësore të çështjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime që nuk i shërbejnë qëllimit”.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e kombëtares tonë dhe të kontribuoj për të ardhmen e futbollit shqiptar. FSHF deklaron zyrtarisht, se siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e kombëtares, do të vijoj punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim që Adnan Januzaj të vishet kuq e zi për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga FSHF.

Kjo deklaratë e jashtëzakonshme e FSHF-së pritet të ndikojë pozitivisht në relacionet dhe negociatat e mundshme që pritet të zhvillohen mes tyre dhe babait të Adnanit./koha.net/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.