Historia e qyteteve, kryeqendrave të Dardanëve iu dhanë Serbisë, me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, gjatë viteve 1878-1880 si dhe gjatë viteve 1912-1913.
Shkruan: Sami ARIFI
Kryeqendrat Dardane në lashtësi ishin si ajo e Nishit, Shkupit, e Ulpianës (Prishtinës), kur mbreti Gent kishte prodhuar edhe monedhat ilire, pra, Nishi ishte qendër kryesore politike, ekonomike si dhe kulturore e Dardanëve.
Kur Fuqitë e Mëdha me vendimin e marrë në Kongresin e Berlinit i dorëzuan Serbisë qytetin e Nishin dhe shumë qytete të tjera kryesisht të banuara me shumicë shqiptare, Serbia vetëm nga qyteti i Nishit largoi shqiptarët me dhunë mbi 150 mijë, vrau e masakroi mbi 70 mijë.
Sipas historianit serb, Petar Vllahoviç në kohën e Millosh Obrenoviçit, shqiptarët përmenden si banues me shumicë të Serbisë së sotme.
Ky autor përmend se në qytetin e Aleksincit trupat osmane dëbuan shqiptarët me shumicë, menjëherë pas kryengritjes së vitit 1824. Pra, Çuprija dhe Aleksinci ishin qytete rezidente të shqiptarëve.
Në shekullin e XIX Serbia si e tillë fillonte e mbaronte brenda Pashallëkut të Beogradit, qytetet përrreth të tëra ishin me shumicë të banuara me shqiptarë.
Edhe udhëpërshkruesi austriak, Felix Konitz citon në librin e tij “Reise in Südserbien und Nordbulgarien”, “traditat, zakonet dhe veshja shqiptare përdorej deri në qytetin e Kamenicës dhe Aleksincit, në veri të Nishit.
Qeveria serbe në vitin 1832, për t’i shpërngulur shqiptarët urdhëroi që çdo shqiptarë dhe boshnjakë të kapej dhe të rrihej me 25 goditje me shkop për të bërë pastrimin e territoreve të ashtuquajtura “serbe” nga shqiptarët.