Njerëzit e mëdhenj të cilët mbesin në kujtesën e njerëzve dhe në kujtesën e një kombi apo edhe më gjerë, zakonisht lindin e bëhen të tillë në kohë të vështira.
Shkruan: Izmi Zeka
Sa më të vështira kohët e rrethanat, aq më të mëdha janë sakrificat dhe po aq lart ngritet guximi dhe heroizmi i njerëzve të caktuar. Po e njëjta rregull vlen edhe për ish Kryeministrin e Kosovës dhe ish Presidentin z.Hashim Thaçi. I lindur e i rritur në kohë të rënda për Kosovën, z.Thaçi, qysh herët do e kishte të qartë rrugën e tij. Një rrugë e gjatë, një rrugë e vështirë, thuajse e pashembullt, një rrugë në të cilën ishte nisur me vetëdije të plotë dhe të cilën, për fatin e të gjithë neve, do e kalonte pa gabime dhe me dinjitet.
Hashim Thaçi, ka kaluar ballëlartë nëpër të gjitha fazat si rrallë kush tjetër: student i zoti e largpamës, pjesëtarë i përkushtuar i ilegales, udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lider i opozitës, kryeministër i suksesshëm i Kosovës ish president i cili shpalli Pavarësinë e Kosovës dhe një ndërtues i Kosovës së pavarur. Të gjitha këto, dhe shpresojmë që jo vetëm këto, janë një jetë e tërë, një jetë e tërë e një njeriu të madh të kombit tonë.
Të kthehemi më pas. Kur në vitet e nëntëdhjeta Kosovën e kishte lodhur robëria, dhe kur tashmë po shihej, nga ata që donin ta shihnin, se rezistenca paqësore nuk po i jepte Kosovës atë që kërkonte, dolën djemtë dalzotës të Kosovës. Pushka e Adem Jasharit dhe patriotëve tjerë e prishën përgjithmonë status quon, e zgjuan gjithë kombin nga gjumi dhe vulosën humbjen e Serbisë. Hashim Thaçi, s’kishte se si të mungonte në këtë epokë të ndritshme të historisë sonë. Udhëheqës politik i UÇK-së z.Thaçi e mbajti flamurin e luftës e të lirisë deri në fitore.
Madhështia e këtij njeriu qëndron edhe në faktin se misioni i tij nuk mbaroi veç me luftën por ai vazhdoi edhe më tutje. Menjëherë pasluftës, udhëheqësi politik i UÇK-së, me vizionin e tij dijti të ndërtoj edhe lirinë. Si një lider i opozitës në Kosovë, shumë shpejtë u bë e qartë se pa të Kosova nuk do të ecte tutje, në rrugën e mbetur deri në arritjen e ëndrrës shekullore pavarësinë. Dhe ajo ndodhi. Pas betejave të shumta politike, pas “eksperimenteve” të shumta të cilat u bënë në Kosovë nga faktori ndërkombëtarë (Nuk i kishim të gjithë ndërkombëtarët miq), më në fund u pa se ishte një njeri i cili guxonte dhe mund ta bënte hapin e madh. Me votën e popullit ai erdhi në krye të qeverisë, dhe me ndihmën e miqve të vërtetë të Kosovës, e përjetësoi ëndrrën tonë shekullore. Por, as këtu nuk përfundoi misioni tij. Kosova e pavarur duhet ndërtuar e duhet zhvilluar dhe duhet bërë pjesë e barabartë e shteteve të përparuara të Evropës. Dhe këtë mision të ri, z.Hashim Thaçi, e vazhdoi guximshëm, çdo ditë deri në momentin kur padrejtësish prokuroria Speciale shpalli një aktakuzë të sajuar.
Në udhëheqjen e tij, Kosova, do të bëhet pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare .
FSK-ja u transformua në Forca të Armatosura të Kosovës ku pjesë e mishërimit edhe sot janë me NATO-n dhe SHBA-në
Nuk është thënë rastësisht se ky njeri është Xhorxh Uashingtoni i Kosovës. Kritikët do të thonë se a ka të meta. Po ka. E meta më e madhe e tij është se deri më tani nuk e ka humbur asnjë betejë.
Dhe beteja e fundit e tij për Kosovën do të jetë fitore për gjeneratat e ardhshme. Të rishkruaj për aq sa munden historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /2LONLINE.com/