Nga Zejnullah Jakupi
Në kolumnën e fundjavës- për hirë të 3 Tetorit Festës Kombëtare Gjermane (Der Tag der Deutschen Einheit) kam vendosur t´ia kushtoj Kosovës me disa tema trajtimi natyrisht shkurtmishtë;
E para, histeria e serbëve- pse frikësohen dhe i urrejnë shqiptarët? E dyta, heroi i gjallë Afrim Caka, pastaj lidhur me banalistët dhe misioni i pamundur- dhe përfund si të integrohen serbët e Kosovës në institucione dhe shoqërinë kosovare?
Histeria e frikës nga humbjet
Në një shkrim para disa dite e shpjegova, në rastin e Millan Radoiçiq, se si rriten personazhet tek ne në Ballkan, se si përzihen, korrupsioni- krimi, fama dhe autoriteti politik dhe përtej saj, njeriu i tillë i fuqishëm bëhet gjithçka, autoritet dhe udhëheqës moral.
E të tillët i përkrah shteti, qeveria, siç po e bënë ajo në Serbi. Ky është mentaliteti i mykur i kulturës politike ballkanike.
Shteti i Aleksandër Vuçiqit i kultivon të tillët e ky ose tipat e tillë i bëjnë shokët, në mënyrë zinxhirore. Ata pastaj i bëjnë për vete shokët tjerë, të cilët lidhen me para të fituara nga korrupsioni, tenderomania, zhvatja, hajnia, krimi. Kjo kastë i blenë njerëzit, i frikëson, sepse ka autoritet, ka fuqi.
Risi ndodhi sot ( me 03.10.2023) sipas raportimit të medieve Aleksander Vuçiq ka pranuar se është arrestuar Milan Radoiçiq, njofton MPB e Serbisë. Kjo natyrisht paraqet një kthesë befasuese të politikës serbe, për tu shfajësuar nga akti terrorist mbi institucionet e Kosovës.
Natyrisht, Serbia është dashur ta dënonte sulmin terrorist në fjalë qysh në fillim. Gjithashtu, shtetet duhet të jenë të pavarura në vendime, por gjithashtu t’ ju garantojnë drejtësi dhe siguri të gjithë shtetasve të tyre të drejtat njerëzore, kombëtare e shtetërore. Kështu është edhe në Gjermani, kështu duhet të jetë edhe në Kosovë. Kosova duhet të jetë shtet i njohur edhe nga Serbia, sepse ndryshe nuk do të ketë paqe, siguri dhe zhvillim dhe mirëqienie për gjithë njerëzit që jetojnë në këto dy shtete. Integrimin e minoritetit serb duhet ta marrë përsipër shteti i Kosovës.
Por, shtrohet pyetja, pse nuk po mundemi të dalim nga kjo situatë, nga kjo eufori politike- nacionaliste e pse jo edhe shoviniste, ta themi? Fajin më të madhe në këtë drejtim e ka Serbia. Ky shtet, siç e thash, ka një histori të dështimit edhe pse ka mbetur në këto troje që atëherë kur të parët e tyre janë dyndur në fillim shekullin 7.
Kështu është sot, e kështu ka qenë edhe në vitin 1878, por edhe në vitin 1912, 1921, 1954 e tutje. Intenca ose qëllimi i nacionalizmit serb që natyrisht thuhet në teori, se i tille është edhe tek kombet tjera, është ideja e të qenurit homogjen, të pasurit e një shteti kompakt, ku shteti do përfshijë vetëm pjesëtarë e një kombi, të një gjuhe, identiteti kulturor etj. Kjo është pra ideologjia nacional-shoviniste (koncepti primordial) dhe me këtë lidhet edhe Saga e mbijetesë historike, kombëtare serbe dhe jo vetëm serbe.
Shkaku i shumë sëmundjeve individuale dhe natyrisht shoqërore ndonjëherë mund të jetë ndikimi i mendimeve të liga të shprehura në opinione dhe diskurse publike. Kombi serb ketë sëmundje e ka patur më shumë të theksuar, sidomos frikën, por edhe nostalgjinë për humbjen e trashëgimisë serbe në Kosovë (kishat dhe manastiret mesjetare – e që në fakt nuk kanë qenë vetëm serbe- por kanë qenë të besimit ortodoks, dhe të shqiptarëve, të cilët para ardhjes së turqve në Ballkan, kanë qenë me shumicë ortodokse) dhe pastaj sërish e kanë përjetuar zgjimin nga ëndrra shekullore serbe për t´i rimarrë trojet e dikurshme nga betejat e humbura në Kosovë dhe gjetiu.
Edhe tregimi, siç përshkruhet nga romancier serbë (kritikë) se si disa, madje mund të merret shembulli i S. Millosheviqit, i cili kishte bërë aventura absurde, të përgjakshme mbi popujt tjerë, e duke i shpallur luftë Perëndimit, por nuk e dinte Kasapi i Ballkanit se një ditë do zgjohet nga ky irritim dhe natyrisht do jetë humbës sikur Mark Kraleviqi i treguar si legjendë. Serbi, edhe i kësaj dite, është i manipuluar nga kjo histeri, të cilën e ndien në trupin tij. Pra, këto janë mendime torturuese të frikës dhe shqetësimeve të cilat e bëjnë të dobët dhe të pasigurt. Kombi serb është një komb që “mendon” shumë (bënë elaborate) dhe më pak ka mendime konstruktive, ndihmuese që i sjellin dobi, jo vetes por edhe të tjerëve, e në fakt ka mendime (pretendime) shkatërruese që dëmtojnë veten por edhe fqinjët.
Dhe nga histeria e kaluar ky popull këto mendimet i ka trasuar në veprime dhe të cilat i ka bërë zakone.
Nga psikologjia e shkencës mbi trurin tashmë është vërtetuar se çdo mendim, çdo fjalë, më pas kalon në bindje dhe veprim. Çdo veprim bazohet në një nga dy emocionet e kjo është dashuri për humbjen e territoreve të Car Llazarit ( i cili kishte pushtet vetëm 30 vite) e gjithashtu në polin tjetër bënë pjesë edhe frika dhe urrejtja. Kjo gjendje shpirtërore pasqyron dy polet e kundërta të polaritetit të madh. Këto janë dy pikat, Alfa dhe Omega.
Çdo mendim për Kosovën, çdo valë emocioni dhe çdo fjalë lidhur me të krijon një dridhje të fortë tek ta, sa në memorien kolektive por aq edhe në ate personale, në çdo qelizë të trupit të tyre lë gjurmë të pashlyera. Ata, serbët, janë bërë arkitekti të fatit të tyre nëpërmjet fuqisë së mendimeve shkatërruese, e cila ju shkakton një shtrëngim në gjoks ose një rrahje zemre më të shpejtë, ndoshta ndihen të trishtuar ose të zemëruar. Vetëm një kujtim, një mendim i vetëm për këtë përvojë negative (për humbjen e betejave, territorit, historisë, luftës nga UÇK, NATO) i bën që trupi i tyre të reagojë sikur përvoja të ishte përsëri aktuale.
Për fat të mirë, trupi reagon në të njëjtën mënyrë edhe ndaj kujtimeve të bukura dhe mendimeve ngritëse që serbët duhet ta praktikojnë. Kur kujtojmë një përvojë të lumtur, një lavdërim ose një moment të suksesshëm, lind një ndjenjë e këndshme ose një buzëqeshje dhe trupi relaksohet. Mendimet ndikojnë në trupin, mendjen dhe jetën emocionale: “Lumturia nuk varet nga kush jeni apo çfarë keni; varet vetëm nga ajo çfarë mendoni.” do thoshte Dale Carnegie.
Mbase, siç po shihet në reagimet e tyre A. Vuçiq dhe të tjerët, kanë mendime ankthioze, atëherë natyrisht se do ndihen në ankth. E duke patur mendime të bezdisshme, atëherë natyrisht se janë të mërzitur. Kjo i bën të shqetësohen për mungesën e shpresës, ndihen të pafuqishëm dhe natyrisht kjo ju krijon alibi se duhet të përgatiten, të bëhen gati për luftë e për sulme të reja (manovra ushtarake në kufi me Kosovën po se po).
Afrim Caka – ky është heroi i gjallë i rrëfimit lidhur me masakrat e luftës 1998/99
Afrim Caka shpëtoi gjallë nga lufta 1998/99 për të na treguar masakrat që i kanë bërë serbo-malazezët, sipas tij vendor, të cilët i kishin fqinj në Gjakovë. Afrim Caka pati një paraqitje në debatin Opinion tek Bledi Fevziu, ndërsa Ermal Panduri e përjashtoi nga emisioni Debat Plus. Tregimi i tij është dëshmi e gjallë e gjenocidit serb mbi popullin e Gjakovës, ashtu siç i ka bërë edhe në vendet tjera… Ermal Paduri kërko falje dhe turpërohu.!
Kujdes banalistave me shantazh, dezinformim dhe prognoza irrituese
Rubikon- debati i fundit banalistat deshën ta „hanin“ të gjallë Ermal Sadikun kur thonin dhe, thënë troç, na paten lodhur …. (madje disa edhe me tituj Dr.) se Albin Kurti po flet (për luftën, po shpikë) për konfliktin në veri. Ata nuk i merrnin seriozisht pohimet e ditura tashmë se po hyjnin armët në Kosovë, prandaj duhej të vinte kërkesa të shtohen forcat e KFOR-it. Natyrisht shumë prej nesh e patëm kuptuar nga fillimi dhe madje pata shkruar se Albin Kurti në fakt me zotësinë dhe strategjinë e tij po arrinë ta shmangë një të tillë. Dhe erdhi momenti- sulmi terrorist me 24 shtator që Serbia dëshironte ta ndezte konfliktin e dhunshëm në veri.
Dy ditë u solidarizuan me qeverinë dhe pastaj filluan shpifjen; thoninë, Vuçiqi e disa akterë ndërkombëtarë dhe Albin Kurti e kanë përgatitur!!! Natyrisht do duhej marrë masa kundër çdo individi që shprehet në mënyra të tilla. Shqiptimi i dënimit do të pasonte, nëse i dyshuari nuk mund ta argumentojë në mënyrë faktike pohimin, dënimi me pagesë do sillej prej 2.000 deri në 5000 Euro.
Si kanë fytyrë, a janë normal këta udhëheqësit serbë?
Turp dhe fat i keq për ta, Vuçiq, Daçiq, Petkoviç dhe gjithë politikanët tjerë qeveritarë dhe ata opozitarë që nuk e pranojnë realitetin -pavarësinë e Kosovës. Ata duhet t‘ i ulin veshët, ta pranojnë Asociacionin (menaxhimin) e Komunave Serbe konform kushtetutës së Republikës së Kosovës. Koncepti i Asociacionit i emëruar si i tillë është rrezik, sepse aludon, herdo kur në një përbashkim të tyre, prandaj në draft duhet të ketë një emërtim të ri. Si propozim do të ishte sikur është përmendur më parë “menaxhim”. Por as kjo nuk është adekuate. Duhet të ketë emërtimin komplet duke e përjashtuar Lidhjen (Asociacionin) e të gjitha komunave me shumicë serbe. E në vend të saj do të shkruhej: Drafti për “Integrimin e Komunitetit Serb në Komunat e Decentralizuara të Republikës së Kosovës.”. Kështu ruhet minoriteti serb, i cili pastaj mund të integrohet në institucione të Kosovës dhe natyrisht të ketë mundësi t‘ i kultivojë lidhjet me shtetin serb.
Kjo pjesë e Kosovës do të zhvillohet ekonomikisht dhe do jetë atraktive për investime, biznes dhe jetës normale, për të gjithë, sepse është pjesë e Kosovës. Kështu, serbë dhe shqiptarë do të bëhen shembull i mirë për gjithë rajonin dhe me gjerë. Por për fat të keq, qeveria serbe akoma nuk po reflekton, ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj, bashkë me ta edhe emërtimin „ Kosovo i Metohija“!!! dhe të zotohet se do investojë, financojë, zhvillimin dhe prosperimin e serbëve të Kosovës, natyrisht duke ju dhënë mundësi dyshtetësinë, siç edhe e kanë aktualisht.
Edhe qeveria e Kosovës duhet ta parasheh me drafin që do bëhet, siç ishte edhe me Marrëveshjen e 19 prillit 2013, të zotohet (duke miratur ligjin për Integrimin e Komuniteteve në Komunat me Shumicë Serbe apo të komuniteteve jo shumicë), dhe të ndajë 1,5 përqind e buxhetit të shtetit për integrim. Dhe kur hiqet e gjithë kjo fantazmë- urrejtje nacionaliste që po e kultivon dhe mban gjallë politika serbe (po ashtu edhe akademia dhe opinioni publik medial), atëherë çdo serb do zgjohet nga gjumi i mesjetës dhe ta pranojë realitetin e krijuar. Ka gjasë që dy komunitetet do të miqësohen mes tyre dhe natyrisht kjo jo vetëm që e pasuron shoqërinë, shtetin në veçanti por edhe jetën e njerëzve në përgjithësi.
Përfund: Pse dikur ishte e mundshme bashkëjetesa mes dy kominiteteve e sot nuk është e mundur? Duhet thekësuar se shqiptarët janë popull mikpritës dhe paqësor. Dihet se në jetën e përditshme, në shumicën e rasteve, shqiptarët mbajnë shoqëri me serbët, ka patur madje dhe ka akoma shumë martesa të përziera (shih për këtë rastet e martesave të vajzave shqiptare nga veriu i Shqipërisë me serbë të Kosovës apo ata në Serbi). Njerëzit mes veti tregojnë mirëkuptim dhe kanë shoqërim, ashtu siç kanë patur edhe më herët, por fajtori numër një që i ka helmuar këto marrëdhënie, siç e kemi rastin edhe mes serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, ishte dhe mbetet tutje politika dhe intelektualët nacionalo-shovinistë serbë. Rangu i tyre (shih Elaboratin e Vaso Çubrilloviqit, Ivo Andriqit etj) i nxitën që moti serbët që të luftojnë e t‘ i vrasin shqiptarët, siç ndodhi gjatë luftës 1989/99, por edhe në etapa tjera historike nga viti 1878 e këndej.
Rrugëdalja: Mendoj se edhe nëse shteti serb nuk bënë asgjë për të zhbërë këtë klimë urrejtjeje, shteti i Kosovës duhet të filloje sa më parë me projekte investimi në atë pjesë, të zhvillojë, organizojë aktivitete kulturore, sportive, edukative (Workshop-e të ndryshme). E mirëseardhur do ishte të financohej hapja e një App-it për komunitete- mundësia e lidhjeve miqësish, organizimi i takimeve dhe shkëmbimeve e përvojave mes individëve të komuniteteve ku do të kishte njohje të kulturës përmes takimeve si, përmes vallëzimit, këndimit dhe lojërave të ndryshme duke përfshirë edhe organizime të piknikeve të përbashkët etj.
Mendoj se që tani duhet fillohet krahas bërjes dhe prezantimit të “Draftit për Integrimin e Komunitetit serb në Komunat e Decentralizuara …”, i cili do të prezantohej në Bruksel me pjesëmarrjen në Dialog edhe të përfaqësuesit të SHBA-ve. Besoj se nuk ka më kohë më për të humbur. /2LONLINE/