“Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale”, ka rikujtuar Kompania Hidromorava.
Drejtues të kësaj Kompanie kanë bërë me dije se po vazhdojnë inspektimet në Zonën e Shërbimit, ku ekipet e tyre kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit.
“Të gjitha rastet e keqpërodrimit, si: Lidhje ilegale, Largim i ujëmatësit pa lejen e Ofruesit të Shërbimeve, etj do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet në njofitm.
“Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në ujë të pijes”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/