DYLON

Prokuroria e Gjilanit gjatë javës së fundit ka pranuar 88 kallëzime penale

Prokuroria e Gjilanit gjatë javës së fundit ka pranuar 88 kallëzime penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 Shtator 2024, ka pranuar gjithsej tetëdhjetetetë (88) kallëzime penale.

Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena

gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza ndaj gjashtëdhjetegjashtë (66) personave,

– pesëdhjetë (50) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),

– shtatë (7) ankesa,

– gjashtë (6) persona të ndaluar,

– gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetedy (32) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.