Kompania Rajonale e Ujit (KRU) “Hidromorava”, përmes një njoftimi për konsumatorë ka bërë me dije se, me datë 29 tetor 2019, për shkak të punëve që ka për t’i kryer KEDS-KESCO në rrjetin elektrik, nga ora 11:00 deri 15:00 do të ketë ndërprerje të punës në Fabrikën për Përpunimin e Ujit (FPU) Përlepnicë.
“Përveç reduktimeve të rregullta me ujë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga FPU Përlepnicë prej orës 11:00 deri në ora 15:00”, thuhet në njoftim.