Njoftim për Konsumatorët në Shipashnicë të Epërme
Kamenicë, 07 tetor 2024 – Të nderuar konsumatorë,
Ju informojmë se për shkak të një defekti në Stacionin e Pompimit të Kopernicë, konsumatorët në Shipashnicë të Epërme kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Ekipet tona teknike po punojnë me përkushtim për të sanuar defektin sa më shpejt dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në gjendje normale.
Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të kontaktoni Njësinë e Kamenicës të KRU “Hidromorava” Sh.A., Gjilan.
Tel: 044 983 093
044 983 106
044 983 107
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan