Njoftim për konsumatorët e rrugës “Xhevat Ajvazi” të Komunës së Gjilanit!
Të nderuar konsumatorë,
Me respekt dhe kujdes per shendetin dhe mireqenien tuaj, ju njoftojmë në lidhje me një situatë të papritur që ka ndodhur në rrjetin tonë të furnizimit me ujë.
Në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Xhevat Ajvazi”, është konstatuar një defekt teknik që do të kërkojë intervenimin e ekipit tonë teknik për ta rregulluar defektin.
Si rezultat i kësaj situate, jemi detyruar qē ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri sa të përfundojë rregullimi i defektit.
Ekipet tona teknike janë tashmë të angazhuara për të kryer punën e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Për çdo informacion shtesë ose pyetje, ju lutemi mos ngurroni të kontaktoni linjën tonë të ndihmës së konsumatorëve ose të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet për të marrë informacione të fundit.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin në këtë situatë të padëshiruar edhe për ne.