Njoftojmë të gjithë konsumatorët të cilët kanë detyrime të papaguara ndaj ujësjellësit, KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, ti shlyejnë ato sa më parë, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundësi financiare që ta bëjnë shlyerjen e tërësishme të borxhit para Vitit të Ri, të lajmërohen në zyrat tona me ç’rast do u ofrojmë mundësin e pagesës së borxhit të tyre përmes kësteve mujore, respektivisht riprogramimit të borxhit.
Të gjithë konsumatorët të cilët bëjnë riprogramimin e borxhit para datës 31.12.2024 do të largohen nga lista e shkyçjes dhe nga lista për procedura përmbarimore.
Pagesa e rregullt e faturave të ujit ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona. /2LONLINE/