KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Karakteristikat e Liqenit Akumulues në Përlepnicë
Liqeni i Përlepnicës është burimi kryesor i furnizimit me ujë të Gjilanit me rrethinë. Kapacitetin maksimal e ka rreth 4 000 000 m3. Thellësia e tij është 30.30 m. Liqeni rimbushet me rezerva të ujit kryesisht në stinën e dimrit dhe pranverës, kurse gjatë verës dhe vjeshtës niveli bie shumë, kemi raste kur edhe ka arritur në pikën kritike në vitin 2019, kur jemi përballur me thatësi ekstreme.
Në fund të qershorit të këtij viti, niveli ka qenë maksimal. Gjatë muajve korrik dhe gusht jemi përballur me mungesë të reshurave atmosferike dhe kërkesë të madhe për furnizim me ujë të pijshëm.
Vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht, FPU Përlepnicë ka prodhuar afro 1 milion m3, ku si pasojë niveli ka rënë në 25m.
Pra, momentalisht rezervat e ujit janë duke u zvogëluar në Liqenin Akumulues në Përlepnicë, po ashtu disa burime nëntokësore janë në gjendje jo të mirë.
Liqeni i Përlepnicës, si shumë liqene të tjerë, është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe kushteve të motit, veçanërisht gjatë periudhave të thatësirës. Kur ka mungesë të reshjeve për periudha të gjata, niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës mund të bjerë ndjeshëm, duke krijuar probleme të mundshme për furnizimin me ujë të qytetit të Gjilanit dhe zonave përreth.
Pasojat e thatësirës në liqenin e Përlepnicës përfshijnë:
1. Ulje e Niveleve të Ujit
2. Probleme me Cilësinë e Ujit
3. Efektet Ekologjike
4. Kufizime në Përdorimin e Ujit
Prandaj konsumatorë të nderuar, kursejeni ujin dhe paguani faturat e shërbimeve!
Gjeni të bashkangjitura disa foto nga lumenjtë mbi Liqenin e Përlepnicës, ku shihet se njëri ka shteruar komplet, kurse tjetri ka prurje minimale. /2LONLINE/