KRU “Hidromorava” në Gjilan, ka njoftuar se edhe sot do të ketë intervenime, që do të bëhen gjatë ditës në sistemin e rrjetit të ujësjellësit
“Ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në riparimin e defekteve në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në këto zona shërbimi në qytetin e Gjilanit: Rruga “Naser Azemi”, Rruga “Zija Shemsiu” , Rruga “Mulla Idrizi” dhe Rruga “Xheladin Kurbaliu””, thuhet në njoftim.
Hidromorava ka ftuar qytetarët që nëse hasin në mungesë të ujit për arsye të ndryshme gjatë kësaj periudhe, të kontaktojnë qendrën e thirrjeve +38344983071, ku ekipet e kësaj kompanie do t’iu japin informacion më të fundit.
Përndryshe, në KRU “Hidromorava” thonë se këto riparime janë të rëndësishme sepse kontribuojnë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit të ujit në qytetin tonë. /2LONLINE/