KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN
APEL ME RËNDËSI: KURSEJENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN!
Gjilan, 15 gusht 2024 – Niveli i rezervave të ujit në disa burime ka rënë dukshëm, siç është rasti me burimin nëntokësor “Baja” Gjilan, niveli i ujit në akumulacionin e Përlepnicës ka filluar të bie me të madhe (aktualisht 26.58m), por edhe në burimet tjera ka rënë sasia e rezervave të ujit. Vala e nxehtit të madh në muajt e fundit që ka përfshirë vendin tonë, mungesa e të reshjeve atmosferike në sasi të mjaftueshme, shfrytëzuesit e pandërgjegjshëm si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë që të rritet në masë të madhe kërkesa për furnizim me ujë.
Kompania APELON TEK QYTETARËT për kursim dhe mos keqpërdorim të ujit, sidomos mos ta shfrytëzojnë për:
– Larjen e automjeteve,
– Ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve,
– Mos i leni rubinetet hapur pa nevojë,
– Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që janë duke u ndërtuar,
– Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit.
Mos lejoni të na përsëritet e kaluara! /2LONLINE/
Foto e vitit 2019