Kompania Rajonale e Ujit “Hidromorava”, ka njoftuar qytetarët se kompania është duke u përballur me mungesë të ujit në burimet e saja, veçanërisht problem paraqitet te burimi kryesor Penda në Përlepnicë ku niveli i ujit në Pendë është 16,70 m nga niveli 30,30 m, pra 13,60 m më poshtë nga kuota maksimale dhe duke marrë parasysh ku mbi 7 m e fundit të pendës nuk janë të shfrytëzueshme mbetet sasi relativisht e vogël në shfrytëzim.
“Kompania apelon qytetarët që të kursejnë ujin dhe mos ta keqpërdorin.
Ja apeli i plotë:
MUHAMED SULIQI – Kryeshef Ekzekutiv
KRU “HIDROMORAVA” SH.A GJILAN
APEL PËR KURSIMIN E UJIT
Të dashur qytetarë dhe konsumatorë të kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava” Gjilan, siç e dini edhe ju kompania është duke u përballur me mungesë të ujit në burimet e saja, veçanërisht problem paraqitet te burimi kryesor Penda në Përlepnicë ku niveli i ujit në Pendë është 16,70 m nga niveli 30,30 m, pra 13,60 m më poshtë nga kuota maksimale, dhe duke marrë parasysh ku mbi 7 m e fundit të pendës nuk janë të shfrytëzueshme mbetet sasi relativisht e vogël në shfrytëzim.
Kompania apelon qytetarët që të kursejnë ujin dhe mos ta keqpërdorin, mos ta shfrytëzojnë për:
-Larjen e automjeteve,
-Ujitjen e kopshteve dhe trotuareve,
-Mos i leni rubinetat hapur pa nevojë,
-Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që jane duke u ndërtuar,
-Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit.
Kryeshefi Ekzekutiv ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Inspektoriatin Komunal dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit për parandalimin e keqpërdorimit të ujit, andaj punëtorët e kompanisë së bashku me Inspektoriatin Komunal nga Drejtoria e Shërbimeve të Komunës do të jenë në teren gjate gjithë kohës dhe kushdo që haset duke keqpërdorë ujin si në pikat e lartëcekura do të shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit dhe lënda do të procedohet në Gjykatën Themelore Gjilan,
Kompania përmes autocisternave do të jetë në teren gjithë kohën dhe të gjithë ju që keni nevojë kontaktoni numrat e tanë të telefonave.
[email protected]
Tel:0280326980
Mob:044983071
Kujdetaria inaktive: 044719813
Me respekt
Muhamed Suliqi
Kryeshef Ekzekutiv
KRU “Hidromorava” sh.a.