Në Federatën e Futbollit të Kosovës u hodh shorti për rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës. Super përballje pritet të jetë ajo në mes të Dritës dhe Ballkanit.
Pak para shortit, FC Drita ka reaguar në prag të shortit, duke kërkuar nga FFK që ky rund i garave të shtyhet për më vonë, pasi që klubet nuk e kanë kohën e duhur për tu përgatitur për një ndeshje brenda 48 orëve.
Valon Zymberi, drejtor te FC Drita ka thënë se klubet po penalizohen me këtë vendim të FFK-së, ndërkohë që mund të humbasin edhe investimet e tyre.
“Është paradoksale që vetëm 48 orë para ndeshjes të mos dihet kundërshtari dhe se mos të ketë kohë as për përgatitjen e ekipit. Kjo është shqetësuese për ne si klub, sepse nëse do ta kishim patur synim vetëm ndjekjen e titullit të DigitAlb Kupës do të ishte shumë e vështirë. Këto synime dhe këto investime po rrezikon nga neglizhenca organizative për faktin që një klub nuk ka kohë as dy ditë që të pergaditet për ndeshje që për FFK-në duket që është e parëndesishme ndërsa për klubet është jetike për investimet që i bejnë”, ka deklaruar Zymberi