Më 17 korrik të këtij viti familja Musliu nga Bujanoci, si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre mbeti pa kulm mbi kokë. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë ka nisur ndërtimin e shtëpisë për këtë familje të mbetur në qiell të hapur.
Siç njofton QSA tanimë shtëpia ka nisur të ndërtohet në kuadër të projektit “Strehimi” dhe janë në fazën fillestare. Është vendosur themeli, ndërsa punimet po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë.
“Falënderojmë gjithë ata për kontributin e dhënë deri më tani, mirëpo duke pas parasysh se kemi të bëjmë me një rast akut ftojmë gjithë dashamirët t’i bashkangjiten kësaj iniciative duke ditur se familja nuk posedon asgjë, as shtrat as lugë, asgjë, pasi zjarri bëri çdo gjë shkrumb dhe hi”, thuhet në njoftimin e QSA-së, raporton Titulli.
Shtëpia e nisur do të plotësojë kushtet për familjen shtatë anëtarëshe. Kjo familje shqiptare për momentin është strehuar në Bujanoc deri në ndërtimin e shtëpisë së re