DYLON

Jahjaga priti drejtoren e Korpusit të Paqes

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes, Carrie Hessler-Radelet me bashkëpunëtorë, të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson. Presidentja Jahjaga e ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Korpusit Amerikan të Paqes për ta shtrirë programin e vullnetarëve të saj në Republikën e Kosovës, duke e bërë Kosovën vendin e 140-të në botë ku vepron kjo organizatë.

Gjatë takimit Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar përmbylljen e suksesshme të programit trajnues intensiv ku 25 vullnetarët e rinj amerikanë kanë mësuar për kulturën dhe traditën kosovare, i janë nënshtruar kurseve intensive për gjuhët vendore dhe kanë ndjekur trajnime teknike. Ajo ka theksuar se kontributi i këtyre vullnetarëve është shumë domethënës për ato vende ku ata do të punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët nëpër shkolla, por edhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Korpusit të Paqes Carrie Hessler-Radelet falënderoi Presidenten Jahjaga, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e vendit për pritjen e ngrohtë që ia kanë bërë programit të Korpusit të Paqes dhe 25 vullnetarëve amerikanë që tashmë janë vendosur në shumë qytete të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.