Hulumtuesit në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV) kanë zbuluar një lloj të virusit të hepatitit E që është unik në Zvicër.
Sëmundja shkakton ethe, dhimbje muskulare dhe abdominale, humbje të oreksit dhe të përziera. Më shumë se 90% e infeksioneve nuk shkaktojnë simptoma dhe shumica e pacientëve shërohen pa trajtim mjekësor.
Infeksioni me virusin e hepatitit E (HEV) është një nga shkaqet kryesore të hepatitit akute dhe verdhëzës në botë. Shkaku kryesor në mbarë botën është uji i ndotur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ata thonë se kjo mund të shpjegohet me faktorë gjeografikë, pasi liqenet dhe malet e Zvicrës formojnë një pengesë natyrore me botën e jashtme.
Një faktor tjetër është se Zvicra nuk i përket Bashkimit Evropian dhe pasi që ka rregullat e veta mbi tregtinë bujqësore, 96% e mishit të derrit të konsumuar në vend prodhohet në nivel lokal. Në vendet e zhvilluara, shumica e rasteve të hepatitit E shkaktohet nga ngrënia e mishit të papjekur, sidomos derrit.