Në vigjilje të 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot zbulimin e busteve të partriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha, të cilët janë vendosur në qendër të Gjilanit.
Haziri me këtë rast ka thënë se vendosja e këtyre busteve nga ana e Komunës është bërë për të shprehur nderimin dhe respektin për kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre patritotëve, të cilët janë sakrifikuar për lirinë e shqiptarëve.
Përndryshe, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe familjet e patriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha, të cilët e kanë falënderuar kryetarin Haziri për vendosjen e busteve në vendet meritore.