DYLON

Gagica: Lavdi jetës dhe veprës së Reshat Ymerit

Gagica: Lavdi jetës dhe veprës së Reshat Ymerit
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i Degës së AAK-së, në Gjilan, ka bërë me dije se sot me bashkëpunëtorë dhe veteranë të luftës, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në nderim e kujtim të jetë dhe veprës së heroit të kombit, Reshat Ymeri në 34-vjetorin e përjetësimit.

“Janari i flakës e i sakrificës, muaji që i dha kombit data e ngjarje të mëdha historike, të cilat ne sot i kujtojmë me nderë e mburremi me veprën e atyre përveç që ruajtën vazhdimësinë në rrugën për çlirim, motivuan shumë breza të rreshtohen krah atyre që ishin bashkë, rrugë kjo e cila kulmoi me luftën çlirimtare e me Kosovën shtet”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

“Lavdi jetës dhe veprës së Reshat Ymerit. Lavdi të rënëve në të gjitha rrethanat historike për liri e pavarësi. Mirënjohës përjetë veteranëve e familjeve të dëshmorëve për gjithçka që kanë dhënë për Kosovën”, ka shtuar Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.