Në vazhdën e aktiviteteve në terren, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vizituar sot shtabin e nëndegës “Rruga e Prishtinës”, ku ka parë mobilizimin e jashtëzakonshëm të këtyre lagjeve për zgjedhjet e 22 tetorit.
Luta i LDK’së ka thënë se ky mobilizim dhe mbështetja qytetare që po e merr gjithandej territorit të komunës për Lidhjen, do të kurorzohet me fitoren e madhe dhe atë pa balotazh.
“Unë ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të gjitha shtabeve të nëndegëve. Definitivisht, fitoren e madhe do ta kurorzojmë më 22 tetor, jo vetëm me mbështetje partiake, por edhe qytetare”, ka potencuar kryetari Haziri.
Përndryshe, edhe në këto orë të vona shtabet e secilës nëndegë janë në vlugun e punës, duke takuar njerëzit shtëpi për shtëpi, e derë më derë, duke ua prezantuar programin qeverisës “Gjilani 2017+”.
sponsorizuar nga LDK