“Sonte edhe një qytetar i dashur i Gjilanit e humb betejen me #COVID19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi nga Livoçi i Epërm.”, thotë Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit.
Supas tij, gjendja sonte pasqyrohet me 2 të infektuar më shumë.
Haziri ka bërë me dije se totali i të infektuarve në komunën e Gjilanit është 449. Prej tyre 148 raste janë aktive, prej të cilëve 44 të hospitalizuar, të tjerët janë shëruar si dhe fatkeqësisht kemi pasur edhe 16 viktima.
“Jemi në pritje të 62 mostrave të datave 27, 28 dhe 29 korrik. Ju lutem, ruaju për vetën, familjen e qytetin”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/