DYLON

Haziri ngushëllon Kastratin me rastin e humbjes së betejes me COVID-19 të Bersant Rahimaj

Haziri ngushëllon Kastratin me rastin e humbjes së betejes me COVID-19 të Bersant Rahimaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Kamenicës, Qendron Kastrati, me rastin e humbjes së betejes me COVID-19 të Bersant Rahimaj. Në telegram, thuhet:

“I nderuar kryetar, miku im, Qendron Kastrati.

Me pikëllim e thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të arkitektit Bersant Rahimaj, 27-vjeçarit që e humbi betejen me COVID-19.

EkoHigjiena

Ky rast na ka prekur të gjithëve sepse Bersanti shkoi në moshën më të mirë nga kjo botë.

Ky rast duhet të na ngjërgjegjësojë të gjithë për t’u mbrojtur nga ky virus i panjohur.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju, familja Rahimaj, shokët e kolegët. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.