Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar në profilin e tij se demanti më i mirë kundër zhurmës politike të fabrikuar kohëve të fundit janë rinia aktive e LDK’së në Gjilan e në nivel Republike, e cila dëshmoi sonte mbështetjen enorme ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.
Ja postim i i plotë i Hazirit:
Demanti më i mirë kundër zhurmës politike të fabrikuar kohëve të fundit janë rinia aktive e LDK’së në Gjilan e në nivel Republike, e cila dëshmoi sonte mbështetjen enorme ndaj kryeministrit tonë, mikut tim Avdullah Hoti.
Ne e kemi amanet Republikën e Kosovës, Republikën e Ibrahim Rugovës, e Republikën e dëshmorëve e baballarëve tanë, të cilën do t’ia lëmë shkollës politike të LDK’së, të rinjve të Gjilanit, Anamoravës e gjithë Kosovës.
LDK është e madhe!