(2L ONLINE) – Nxënësit e kolegjit veror “Laboratorium” në Gjilan janë pritur sot nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Qëllimi i vizitës së nxënësve ka qenë njohja me punën e kryetarit, kabinetin, drejtoritë e zyret vartëse.
Nxënësit i kanë bërë pyetje të ndryshme kryetarit Haziri lidhur për të drejtat e fëmijëve, për shkollimin jashtë vendit, për drejtoritë, për buxhetin etj., të cilëve me kënaqësi u është përgjigjur atyre. /2L ONLINE/