Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën disa delegacione nga mërgata shqiptare, në mesin e tyre edhe profesoreshën e Universitetit të Graz’it të Austrisë, Lumnije Kqiku.
Me këtë rast, kryetari Haziri i ka ndarë mirënjohje prof. Dr. Lumnije Kqikut, në nderim të të arriturave profesionale, studimore dhe shkencore, e në veçanti për kontributin e lartë në lobimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e kuadrove profesionale në universitetet europiane.
Kryetari Haziri, gjatë pritjes së dhjetëra delegacioneve, ka vlerësuar lartë kontributin e bashkatdhetarëve dhënë për Kosovën e Gjilanin, duke thënë se në vazhdimësi kanë ndarë nga pasuria e tyre në mbështetje ndaj familjeve e vendlindjes dhe këtë po e bëjnë edhe sot.