DYLON

Policia e Kosovës në Gjilan arreston një të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘lajmërimi apo kallëzimi i rremë”

Policia e Kosovës në Gjilan arreston një të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘lajmërimi apo kallëzimi i rremë”
Avatar photo Redaksia

Më, 10 gusht 2021, rreth orës 04:50, ankuesi  S.B. (1989) mashkull, kosovar, ka raportuar se persona të panjohur janë futur në shtëpinë e tij përmes një dritareje të podrumit. Sipas deklaratës së S.B., i janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave.

Njësitet e Hetimeve Rajonale-Gjilan, pasi pranimit të rastit kanë  filluar me veprimet hetimore intensive; intervistimit të familjarëve të ankuesit dhe janë shikuar kamerat e sigurisë që ishin të vendosura në shtëpi. Nga këto veprime hetimore, hetuesit policorë, kanë krijuar dyshime të reja. Prandaj, ‘ankuesi’ është ri-intervistuar nga ana e hetuesve policorë, por tanimë në cilësi të të dyshuarit.

EkoHigjiena

Gjatë ri-intervistimit i dyshuari S.B., në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, pas ballafaqimit me provat e gjetura nga hetuesit policorë,  i njëjti deklaron se rastin ‘vjedhje e rëndë’ e kishte inskenuar pasi që shumën e të hollave në vlerë të konsiderueshme të deklaruar si të  vjedhur, në fakt e kishte shpenzuar në mënyra të ndryshme.

Bazuar në deklaratën e dytë të të dyshuarit dhe provave të qëndrueshme të gjetura nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj S.B. është iniciuar rasti ‘lajmërimi apo kallëzimi i rremë’. Me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.