DYLON

Uglari i harruar!

Uglari i harruar!
Avatar photo Redaksia

Ndonëse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 17 Tetorit, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka filluar prezantimin e të arriturave të tij përgjatë katër viteve të qeverisjes.

Shkruan: Bashkim ISUFI

EkoHigjiena

Pa fije turpi, deklaron se gjatë mandatit qeverisës kanë vendosur balancë investimesh qytet-fshat.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, para banorëve të fshatit Uglar kishte thënë se  me qeverisjen e LDK-së të gjitha problemet e fshatit do të zgjidhen.

Sot i rikujtojmë, deklaratën e dhënë para të pranishmëve në tubimin zgjedhor të mbajtur në këtë fshat, ku pati deklaruar se: “Për Gjilanin punojmë nëse punojmë për Uglarin. Kur kanë nevojë me ardhë me lypë vota, vijnë këtu, a kur të vie puna me marrë tendera, i marrin për veti, ia japin jabanxhinjve. Uglari e ka hisen e vet në buxhet të komunës. Është gjynah që shkolla s’ka nxemje. S’ka rrugë si i ka hije. Ka probleme me ujë të pijës e me kanalizime. Bërllokun e sjellin prej Ferizajt këtu. Por, unë ju them që Ferizaj e Kaçaniku le t’ia bëjnë qaren vetit sepse nuk do ta lejoj që t’i sjellin mbeturinat këtu. Uglarin e ka bërë deponi të bërllogut. A ka më keq? Kjo është e tmerrshme”.

Kryetari Haziri për gjatë dy mandateve të qeverisjes, jo që e harroi si fshat, Uglarin, por harroi edhe atë që jet e pat thënë se:  Uglari e ka hisen e vet në buxhet të komunës.

Banorët e fshatit Uglar, vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijes. Pa ujësjellës, e me ujë të puseve, i cili është jocilësor, edhe pse qysh nga viti 2013 ekziston projekti dhe nuk kanë munguar as premtimet për realizimin e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.