“Në këtë ditë të janarit 2006 u nda nga jeta, por la prapa familjen e tij biologjike në Prishtinë, Xërxë, Istog e Rugovë. Familjen politike – LDK, e cila është në themelet e Lirisë, Pavarësisë dhe demokracisë dhe popullit të tij, ia la trashëgimi Republikën e Kosovës së 2 Korrikut 1990 dhe 17 Shkurtit 2008”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror.
Ai shtoi se rezistenca aktive, paqësore dhe politika e tij e solidaritetit, humanizmit e mirënjohjes, është ajo që fitoi zemrat e botës.
“Mbi të gjitha, ai la trashëgimi përjetë edhe dy opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare ne Ballkan, në besim e bashkëpunim me miqtë e partnerët. Lavdi e përjetshme veprës së Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/