(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me drejtorin e Bujqësisë Ramiz Ramadani ka vazhduar edhe sot me vizitat në terren, më konkretisht në rrugët dytësore që po ndërtohen në fshatin Bilinicë dhe në shumë fshatra tjerë.
Me këtë rast, Haziri edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që ta paguajnë tatimin në pronë dhe të gjitha obligimet tjera që kapin shifrën e mbi 11 milionë eurosh, pasi tha se kjo do të përkthehet me investime të mëdha në secilën lagje dhe fshatra në infrastrukturë.
Kreu i Gjilanit ka folur edhe për promblemin më të madh të qytetarëve atë të social, duke thënë se Task Forca për banim dhe çështje sociale është duke vazhduar intensivisht punën për ta zgjidhur këtë problem madhor.
“Unë edhe njëherë nga këtu u bëjë thirje qytetarëve të Gjilanit që të paguajnë obligimet ndaj komunës. Taksat që paguajnë do t’u kthehen me investime të mëdha. Jemi në vlug të punës për ta realizuar sipas planit katërshën e madhe të prioriteteve infrastrukturore. Edhe sa i përket problemit të banimit dhe çështjeve sociale Task Forca përkatëse është duke punuar intesivisht për t’u dalë në ndihmë nevojtarëve”, ka thënë Haziri.
Komuna e Gjilanit në mënyrë premanente është duke punuar në lagje e fshatra për t’ua rregulluar qytetarëve problemin e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit dhe ndriçimi public si dhe problemet tjera sociale. /2L ONLINE/