Në tubimin madhështor të organizuar nga Dobërçani, Përlepnica, Verbica e Kmetocit, Kmetoci dhe Shillovës së Muhagjerëve, krytetari aktual dhe kandidati edhe për mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar qeverisje agresive gjatë mandatit katër vjecar, për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin.
“Unë ju falënderoj të gjithëve për këtë mbështetje dhe besimin e madh që ma keni ofruar gjithmonë. Nga këtu po e paralajmëroj se në mandatin e ri do të ketë qeverisje më agresive, me orar të tejzgjatur për ekipin tim me duar t’pastërta e dyer të hapura, për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin, duke realizuar projekte multimilionëshe dhe duke ua bërë jetën më të mirë qytetarëve”, ka thënë Haziri.
Banorët e këtyre fshatrave i kanë konfirmuar kreut të Gjilanit se do të dalin në mënyrë masive më 19 nëntor për t’ia rikonfirmuar besimin për të dhe partinë e Ibrahim Rugovës.
Përndryshe, në këtë tubim i ka dhënë mbështetje Lutës së Gjilanit edhe familjet e heronjve kombëtar, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti.
sponsorizuar nga LDK