• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë Zgjedhjet Lokale

Kurti: Ja 10 arsye pse duhet të votohet Sami Kurteshi dhe 47 arsyt pse nuk duhet të votohet Lutfi Haziri

Redaksia 2LONLINE 15 Nëntor, 2017 4 min
 Kurti: Ja 10 arsye pse duhet të votohet Sami Kurteshi dhe 47 arsyt pse nuk duhet të votohet Lutfi Haziri

Deputeti Albin Kurti ka thënë gjatë tubimit zgjedhor qendror në Gjilan se nuk është pushteti për personin jo të duhur, por njeriu i duhur është për pushtet. Ai shtoi se Sami Kurteshi e meriton numrin 10 dhe notën 10, pasi që tha se ai e ka dijen, nderin, guximin dhe se është punëtor i madh.

“Prandaj, edhe ata që nuk kanë votuar më herët, duhet ta votojnë tash Sami Kurteshin. Edhe ata që kanë votuar PDK-në, AAK-në, PD-në, NISMA-n, apo partite tjera, duhet ta votojnë Sami Kurteshin. Janë mbi 30 mijë nënshkrime në peticionin kundër decentralizimit etnik. Shumë prej tyre që nënshkruan ishin anëtarë ose votues të PDK-së. Ata duhet ta votojnë Sami Kurteshin dhe numrin 10 për t’i qëndruar besnik atij peticioni, për t’i qëndruar besnik vetes së tyre”, porositi Kurti gjilanasit.

Më tej Kurti ka listuar 47 arsye pse nuk duhet votuar Lutfi Hazirin, duke përmendur fillimisht decentralizimin mbi baza etnike, për të cilin tha se është themeli i “Zajednicës”. Ai fajësoi Hazirin për përgjysmimin e territorit të Gjilanit dhe heqjen e 12 zonave kadastrale të këtij qyteti, si dhe numëroi fshatrat pa të cilat Gjilani mbeti si pasojë e procesit të decentralizimit.

Në mesin e këtyre arsyeve, Kurti përmendi edhe ndotjen e lumenjve, mbylljen e Shkollës së Bujqësisë, keqpërdorimin e parasë publike, mungesën e ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet e fshatra, kushtet e këqija në shkolla dhe mungesën e laboratorëve dhe bibiliotekave në to, punësimet me libreza partie, kushtet e këqija në treg të gjelbërt, mungesën e terreneve sportive dhe parqeve, mungesën e çerdheve, gjendjen e rëndë në qendrat e mjekësisë familjare, mungesën e subvencioneve për bujqit, papastërtinë në qytet, blerjen e votave, degradimin e kinemasë dhe shndërrimin e hapësirës së saj në parking, dallaverat me tenderë dhe e ka kritikuar për infrastrukturë të dobët rrugore e mashtrime sa i përket autoudhës. E pas tyre, deputeti Kurti ka dhënë 10 arsye pse duhet votuar Sami Kurteshi, numër ky që VV e mban në këto zgjedhje.

“Janë 10 arsye të fuqishme pse duhet votuar Sami Kurteshin. Sami Kurteshi ia heq erëne e keqe që kundërmon Gjilanit me 10 impijante e kanalizime. Dy – Sami Kurteshi ndërton 2 shkolla të reja dhe i rregullon ato që ekzistojnë. Tre – Sami Kurteshi ndërton 4 çerdhe të reja dhe i rregullon ato 3 që ekzistojnë. Katër – Sami Kurteshi i ndërton 5 parqe të reja me kënde lojërash për fëmijë. Pesë – Sami Kurteshi ndërton 10 terrene sportive në fshatra e në qytet. Gjashtë – Sami Kurteshi i sjell 21 autobusë dhe i lidhë fshatrat e lagjet e qytetit me transport publik cilësor me standarte evropiane. Shtatë – Sami Kurteshi e sjell Kinemanë në Gjilan. Tetë – Sami Kurteshi e gjallëron Teatrin, nuk i lë punëtorët aty pa rroga. Nëntë – Sami Kurteshi sjell investime nga mërgata në Gjilan. Dhjetë – Sami Kurteshi i dhuron 100 euro secilës nënë që lind fëmijë në Gjilan”, ka thënë Kurti.

Ai më pas ka thënë se traumave të luftës i janë shtuar depresioni prej papunësisë e mllefi nga padrejtësia. Si dhe shtoi se për këtë, qytetarëve të Gjilanit i duhet punësimi e drejtësia, dhe për këtë ftoi që të mbështetet Sami Kurteshi, me qeverisjen e të cilit u zotua se garantohet mirëqenie për gjithë qytetarët.

Sponsorizuar nga Vetëvendosje

Etiketa:Albin Kurti Gjilan Sami Kurteshi Vetevendosje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Konferencë për media para ndeshjes Trepça ’89 – FC Drita

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com