(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, me rastin e vdekjes mjekut të njohur gjilanas Nagip Rexhepi.
Në telegram thuhet:
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut të mirënjohur gjilanas, gjinekologut Nagip Rexhepi.
Nagip Rexhepi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në profesionin e tij human dhe Gjilani ka humbur një njeri, intelektual dhe një doktor shumë të mirë.
Në emrin tim prsonal dhe si kryetar i Komunës së Gjilanit i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, shokëve, dashamirëve e kolegëve të z. Nagip Rexhepi. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngullshimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Rexhepi./2L ONLINE/