T E L E G R A M N G U S H Ë L L I M I
E nderuara familje Zuka
Me pikëllim të thellë, e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, babait , gjyshit, veprimtarit të çështjes kombëtare, humanistit dhe bashkëqytetarit tonë të nderuar Haxhi Tahir Zuka.
E sot, kur për herë të fundit ndahemi nga i ndjeri, dhe duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë, ju lus që të gjeni forcë, dhe t’i kaloni këto ditë të rënda mërzie, duke kujtuar përkushtimin e tij për familjen, dhe momentet e mira të kaluara me të ndjerin.
Ai na dha lamtumirën, por kujtimet dhe veprat e tij, do të mbeten gjatë në kujtesën tonë
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirëve të familjes Zuka
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!
Zoti e mëshiroftë, e shpirti i tij u prehtë në Parajsë.
Lutfi Haziri
kryetar i LDK – së Dega – Gjilan