(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Krijimi i parkut dhe zonave të gjelbra në lagjën “Dardania” në Gjilan, projekt i cili do të realizohet në kuadër të programit BE-Kosova e Bukur II.
Ky projekt kap vlerën e mbi 240 mijë eurove që Komuna e Gjilanit e ka fituar në kuadër të projektit “Kosova e Bukur”, që është financim i Komisionit Europian, ndërsa Komuna e Gjilanit participon me 10 për qind.
Qytetarët e lagjes “Dardania” kanë arsye të gëzohen, ngase në pjesën ku aktualisht shiten dru për ngrohje, do të ndërtohet ky park modern.
Ndryshe, në kuadër të këtij projekti do të marrin pjesë në punë edhe personat me nevoja të veçanta, që përfshin shoqatat Handikos, të verbrit dhe shurdhmemecët, cilët do të kompensohen nga Komisioni Europian. /2L ONLINE/