Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kandidatin për Asamble Komunale nga LDK, Ramiz Ramadani, ka bashkëbiseduar me fermerët e Gjilanit, prej të cilëve kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit.
Kryetari Haziri ka thënë se bashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, i kanë sjell miliona investime gjatë mandatit.
“Jam i lumtur qëbashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Gjilanit i kemi sjell miliona investime gjatë mandatit në bujqësi.
E kemi filluar me Inkubatorin e agro-biznesit, ndërsa po punojmë që ta shndërrojmë në Institut bujqësor për nevoja të fermerëve të rrafshit të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Ujitja e tokave bujqësore është program që do ta realizojmë me Bankën Botërore.
Do të angazhohemi ta themelojmë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, për shkak se Gjilani ka kapacitete të larta agro-përpunuese dhe do ta zhvillojmë edhe më tutje politiken kadrovike të këtij sektori. Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve. Ju faleminderit shumë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërkaq, kandidati për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani, ka thënë se mbështetja ndaj kryetarit Haziri përkthehet me vazhdim të mbështetjes edhe më të madhe për fermerët e Gjilanit.
Takimi është organizuar në formatin 50 persona në hapësirë të hapur, sipas rregullave anti-COVID-19.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/