Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot fabrikën e përpunimit të drurit dhe prodhimit të produkteve të ndryshme nga druri “NITI”, të cilët i ka përgëzuar për punën dhe angazhimin që bëjnë në përpunim dhe prodhim, duke u zotuar për mbështetjen konkrete nga ana e Komunës së Gjilanit në përgatitje të projekteve për konkurrim në fonte të ndryshme ndërkombëtare.
“Jam I lumtur që një biznes që ka filluar angazhimin në një kohë të rëndë para viteve ’99, sot është një storie e suksesit. Komuna e Gjilanit do të jetë asistuese në përgatitjen e projekteve të përbashkëta me këtë ndërmarrje për të aplikuar në programe të ndryshme ndërkombëtare për të thither fonde me qëllim të zhvillimit dhe rritjes së vendeve të punës për qytetarët e Gjilanit. Gjithashtu Komuna e Gjilanit, tashmë e ka nënshkruar edhe kontratën për investimin e rrugës në drejtim të fshatit Cërrnicë, që e ndihmon shumë përpos qarkullimit të qytetarëve edhe bizneset që janë duke punuar në këtë anë”, ka thënë mes tjerash kryetari Lutfi Haziri, derisa ka përshëndetur punën që kanë bërë në ngritjen dhe rritën e këtij biznesi.
Kurse Ramadan Haziri, pronar i ndërmarrjes “NITI”, ka thënë se me forca vetanake kanë arritur deri në këtë nivel të zhvillimit të biznesit, por, ambiciat e tij janë shumë më të mëdha, gjithnjë duke u bazuar në punën, kualitetin dhe efikasitetin që kanë.
“Që nga koha e para luftës merremi me këtë punë. Jemi të vendosur të vazhdojmë tutje. Planifikojmë zgjerimin e biznesit edhe në një hapësir tjetër më të madhe, porn a duhet mbështetje financiare, përmes programeve të ndryshme ndërkombëtare të cilat janë active në Kosovë. Në këtë drejtim mund të na ndihmoj edhe Komuna e Gjilanit në hartimin dhe përgatitjen e projektit konkurrues”, ka thënë Ramadan Hazir gjatë vizitës që I bënin se bashku me kryetarin serisë së prodhimit.